Prodhuesit e verës mund të ekspozojnë produktet e tyre në Panairin “Verë dhe Traditë” që do të zhvillohet në Durrës në datat 22-23 dhjetor 2023 në orën 18:00, tek Sheshi “Liria”.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako shprehet se “Synimi i këtij panairi është të bëjë bashkë prodhuesit e verës të cilët janë të shumtë në numër, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshatrave turistikë përreth.”

Ajo shton se secili pjesëmarrës në këtë panair do të ketë një stendë të dedikuar.

Postimi i plotë:

Bashkia Durrës ka kënaqësinë të ftojë të gjithë prodhuesit e verës të ekspozojnë produktet e tyre në Panairin “Verë dhe Traditë” 🍷🍇🍋🥗 në datat 22-23 Dhjetor 2023, 📍 tek Sheshi “Liria”.

🗓️ Në këtë fundvit, dëshirojmë të sjellim për herë të parë për qytetarët dhe turistët Panairin “Verë dhe Traditë”, për t’i dhënë akoma më shumë ngjyra qytetit të Durrësit në këtë prag festash.

Synimi i këtij panairi është të bëjë bashkë prodhuesit e verës të cilët janë të shumtë në numër, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshatrave turistikë përreth.

📌 Secili pjesëmarrës në këtë Panair do të ketë një stendë të dedikuar ku do të ofrohet ekspozimi dhe degustimi i verërave të ndryshme dhe jo vetëm.

Ky Panair organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ju mirëpresim!