Një gotë verë të ngrohtë në këto ditë dimri, por edhe varieteve verërash nga më të ndryshmet.
Në një vitrinë të madhe në qendër të Durrësit, produktet më të mira të tokës durrsake do të ekspozohen për 3 ditë rresht në sheshin “Liria”.
Rreth 30 subjekte private sollën për qytetarët durrsakë jo vetëm produktet e kantinave tona, por edhe reçelrat dhe glikotë e larmishme, perimet e thara, vajin e ullirit, origjinalitetin e gastronomisë sonë, artizanatin, por dhe string art.

Në të tretin edicion të panairit “Verë dhe traditë” të shumta janë subjektet private, që nuk marrin pjesë për herë të parē.
Për organizatorët synimi i panairit është për të promovuar potencialet gastronomike të qytetit të Durrësit dhe të fshtrave turistikë përreth në këtë prag të ndërrimit të viteve.
Përgjatë fundjavës, panairi që organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të jetë i hapur gjatë të gjithë ditës.
M.B.





