TIRANE, 3 prill 2013-  Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme është takuar me homologun e tij jordanez Nasser Judeh, gjatë një vizite që po zhvillon në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Gjatë bisedimeve mes homologëve marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan shumë të mira dhe u shpreh vullneti për t’i konsoliduar më tej.

Parariti vuri theksin në nevojën për për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, duke i paraqitur lehtësitë ofron legjislacioni shqiptar për investitorët dhe bizneset e huaja që synojnë të veprojnë në Shqipëri si dhe të potencialeve që ofron vendi në shumë sektorë të ekonomisë.

Nga ana tjetër,  ministri Judeh, shprehu mbështetjen për nxitjen e investimeve në vendet respektive duke e konsideruar Jordaninë si një portë për investimet dhe mallrat në drejtim të vendeve të rajonit.

Të dy homologët identifikuan fushat që ofrojnë potencial bashkëpunimi ekonomik e tregtar, ku përmenden  shfrytëzimi i burimeve ujore, energjia e rinovueshme, produktet farmaceutike, turizmi, shëndetësia dhe produktet bujqësore. Panariti dhe Judeh shprehën dëshirën për të punuar në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.