TIRANË – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u nis sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në Konferencën "Përqasje të reja në reformën për Këshillin e Sigurimit".
Konferenca ka si objekt thellimin e dialogut politik ndërmjet vendeve në lidhje me reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë këtij aktivteti ministri Panariti pritet të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe.





