TIRANE, 22 shkurt 2013– Takimi i parë i Ministrit të jashtëm gjerman Guido Westerwelle është bërë me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Panariti me të cilin mbajti edhe një konferencë për shtyp.
Ministri Panariti deklaroi se mes dy palëve janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe procesi i integrimit evropian.
“Westerwelle më konfirmoi mbështetjen për marrjen e statusit kandidat. Gjermania ka kontribut të çmuar në transformime të rëndësishme në vendin tonë gjatë 20 viteve të fundit”, u shpreh Panariti.
Vizita sipas ti konfirmon marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.
Ndërkaq, ministri gjerman deklaroi se kjo është vizita e parë në Shqipëri dhe ka krijuar një përshtypje pozitive.
Sipas tij Shqipëria ka përpara sfida shumë të mëdha të cilat duhet ti adresojë por edhe shanse të mëdha.