Tiranë, 19 korrik 2014 – Ditë më parë, Ministria e Bujqësisë ka lëshuar një udhëzim nëpërmjet të cilit përcaktohet vendndodhjan dhe kriteret që duhet të plotësojnë tregjet e shitjes më shumicë.

Sipas këtij udhëzimi, i cili mban datën 2 korrik 2014, tregjet e produkteve agroushqimore me shumicë duhet të jenë jashtë vijës së verdhë të qyteteve, praktikisht në një distancë prej 500 metër prej saj.

Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili mban firmën e ministrit Edmond Panariti, tregjet agroushqimore duhet të plotësojnë 10 kritere, që veç distancës nga zonat e banuara, përfshihen edhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë dhe drita 24 orë, rrethimin e ambienteve, por edhe disa kritere për numrin e magazinave, ambienteve frigoriferike etj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/