Greqi, 13 maj 2014 – Andi Lila është në qendër të merkatos në Greqi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare që aktivizohet në radhët e Pas Janinës, kërkohet me insistim nga Panathinaikos, që ka paraqitur dhe një ofertë kontrete në drejtim të Lilës.
Oferta është refuzuar nga Pas Janina.
Klubi i 28-vjeçarit nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e kavajasit, pasi e konsideron kapitenin e ardhshëm të ekipit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





