28 nëntor 2015 – Janë zhvendosur nga inkubatorët pandat gjigande binjake që lindën pak kohë më parë në një kopësht zoologjik në Toronto, tashmë ato gëzojnë shëndet të plotë.

Stafi i kopshtit zoologjik bëri publik lajmin për pandat 6 javëshe, të parat panda që kanë lindur në Kanada.

Sipas tyre, tashmë pandat binjake peshojnë mbi 1 kg secila dhe janë rritur edhe pse kanë qëndruar për 6 javë në inkubatorë. Pandat lindën më 13 tetor dhe peshonin vetëm 188 dhe 115 kg respektivisht.

Sot, pandat e kalojnë kohën me nënën e tyre, Er Shun, një panda e huazuar nga Kina si pjesë e një programi 10 vjeçar.

Ato ushqehen tani nga nëna e tyre. Vogëlushet ende nuk janë prezantuar për publikun.

/portal DurresLajm/