Deputeti socialist Pandeli Majko ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin e bën të ditur vetë Majko, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falënderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër”, shkruan Majko.





