Për shkak të pandemisë Covid-19, senati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me provimet e ndërmjetme.

Përmes një njoftimi në Facebook, UAMD njofton se është vendosur heqja e provimeve të ndërmjetme dhe ndarja e vlerësimit në 300 pikë detyrë kursi dhe 700 pikë provim final.