Moderatorja Marina Vjollca ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan.
Duke qenë se programi i humorit, “Klanifornia” nuk e ndërpreu trasmetimin edhe në kohën e pandemisë, Marina ka treguar se gjatë kësaj periudhe i është dashur të kujdeset vetë për makeup-in.
“Pjesën e makeup-it gjithnjë e kam realizuar vetë, që nga momenti i pandemisë. Të gjithë e dinë që unë kam ekipin tim, që kujdesen për grimin dhe flokët e mija, por nga pamundësia, mbyllja e kufijve, u detyrova që nga halli, tentova ta bëja për herë të parë vetë. Ok më eci diçka mirë dhe thashë për inerci po e vazhdoj deri në fund.”, tha ajo.





