Maqedonia e Veriut debuton me humbjen në Euro 2020. Përfaqësuesja ballkanase, që merr pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit u mposht 3-1 nga Austria në stadiumin “Arena Kombëtare” të Bukureshtit, më sfidën e vlefshme për Grupin C.

Pesë shqiptarë zbritën në fushë me fanellën e Maqedonisë së Veriut, Alioski, Musliu, Ademi dhe Bardhi titullarë, dhe Bejtulai zi zëvendësues i Nikolov në minutën e 63-të. Deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt skuadra e Angelovskit ishte pranë një rezultati pozitiv, teksa golit të Lainer në minutën e 18-të i ishte përgjigjur veteran Goran Pandev nëtë 28-tën, por austriakët shënuan dy herë të tjera në fundin e sfidës me Gregoritsch dhe Arnautovich, duke siguruar fitoren e parë të kësaj përfaqësueseje në Europian pikërisht në pjesëmarrjen e tretë në total në këtë turne madhor të futbollit.