Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku.

Mësohet se avioni ka shpërthyer në tym dhe flakë në momentin e uljes në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.

Tymi dhe zjarri ka shkaktuar panik mes pasagjerëve të cilët janë çuar nga karriget e tyre dhe pyesin se “çfarë po ndodh?”.

Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të tejnxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë.

Ekipet e evakuimit shkuan menjëherë në pistë dhe fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar.