Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio pasi një motor mori flakë.
Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit, tha se avioni kishte probleme me motorin.
Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr. Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.
“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.
Pilots of an American Airlines flight turned the plane around shortly after it took off from the airport in Columbus, Ohio, after an apparent bird strike caused the engine to catch fire pic.twitter.com/ih45zfGFq1
— Reuters (@Reuters) April 24, 2023