Malajzi, 20 prill 2014 – “Macja e zezë” për kompaninë ajrore Malaysia Airlines mesa sa duket vazhdon. Kur ende nuk është zbuluar se ku ndodhet avioni i zhdukur MH370 me 239 persona në bord, një tjetër incident ajror shënohet në një nga mjetet fluturuese të kësaj kompanie.

Fati i keq ka përndjekur pasagjerët që ishin nisur nga aeroporti i Kuala Lumpurit dhe do të zbrisnin në Bangalore. Menjëherë pas nisjes, 159 pasagjerët që ndodheshin në bord u lajmëruan për një difekt të rëndë tek hapësira ku sistemohen bagazhet e udhëtarëve.

Mjeti fluturues u detyru të bënte një ulje emergjente. Pasagjerët u përfshinë nga paniku, por fatmirësisht çdo gjë shkoi pa probleme këtë herë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/