Itali, 25 mars 2014 – Moti i keq që goditi gadishullin Apenin gjatë të dielës ka shkaktuar panik për rreth një çerek ore tek pasagjerët e avionit të kompanisë Ryanair që do të ulej në pistën e aeroportit Canova të Trevizo-s. Avioni pritej të ulej në aeroport rreth orës 16.00, por meqë zona ishte goditur nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër, rrufe dhe tornado, piloti refuzoi të ulej në ato momente. Ndërsa ndodhej në udhëtim, avioni është goditur nga një rrufe, por për fat nuk janë shkaktuar dëme në mjetin fluturues. Gjithsesi paniku që mbërtheu pasagjerët e udhëtimit fatkeq ishte mjaft i madh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/