Një ngjarje e rëndë u shkaktua mbrëmjen e së shtunës në Disneyland në Kaliforni, kur një strukturë dragoi, rreth 14 metra e lartë, mori flakë gjatë një shfaqjeje.
Zjarri ka rënë gjatë shfaqjes së titulluar “Fantasmic!”, ndërsa videot e publikuara në rrjetet sociale tregonin se koka e dragoit “Maleficent” ishte përfshirë nga flakët teksa shfaqja ishte në zhvillim e sipër.
Një re e zezë tymi u pa duke mbuluar të gjithë parkun tematik prej 100 hektarësh.
Shfaqja – natyrisht – u ndërpre papritur pasi të ftuarit dhe anëtarët e stafit të Disneyland u nxorrën nga skena ndërsa personeli i urgjencës punoi për të shuar zjarrin.
“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, kjo shfaqje e ‘Fantasmic!’ nuk mund të vazhdojë”, thuhej në një njoftim për vizitorët e parkut. “Kërkojmë falje për çdo shqetësim”.
Departamenti i Zjarrfikësve në Anaheim iu përgjigj thirrjeve dhe nuk raportoi për të lënduar.
😳 OMG the Fantasmic Dragon has caught on fire at Disneyland!! pic.twitter.com/vOhGVCRX9V
— Peter Sciretta (@PeterSciretta) April 23, 2023