Panik në Gjermani pasi policia ka qëlluar me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në katedralen e Berlinit.

Ende janë të paqarta rrethanat.

Policia e Berlinit konfirmoi në Twitter se një oficer kishte hapur zjarri ndaj një personi, duke shtuar se i dyshuari ishte qëlluar në këmbë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta policie që kanë rrethuar katedralen, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit gjerman.

Disa media gjermane njoftuan se të paktën dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.