Panik dhe frikë nga tërmetet. Pas tërmetit të fortë që shkundi ishullin Kos në Greqi dhe preku edhe Turqinë, paniku i lekundjeve te forta ka mbërthyer fqinjin tonë tej detit, Italine.
Mediat italiane raportojnë se lëkundje tërmeti janë regjistruar në Amatrice, zonë që vite më parë shënoi vitkima nga një tërmet i frikshëm që e goditi.
Sipas mediave fqinje, tërmeti është regjistruar rreth orës 4.13. Ai ka qenë 4.2 ballë dhe ka prekur provincat e Rieti, Aquila dhe Teramos. Sipas ekspertëve epiqendra ka qenë vetëm 10 km larg Amatrices.
Mediat italiane nuk raportojnë ende për njerëz të lënduar, ndërkohë që pritet të bëhet edhe një bilanc nëse ka apo jo dëme.