Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qafën e Llogarasë duke shkaktuar panik e kaos te pushuesit e shumtë që janë nisur drejt Jugut të vendit.
Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit për disa kilometra. Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 01.08.2017 rreth orës 09:30 njoftohemi nga salla operative se në vendin e quajtur “Shata” në Llogara, një automjet tip “BMW” me targa “AA 166 HR”, ka marrë flakë dhe është duke u djegur plotësisht.
Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç, banues në Kuçovë.
Nuk ka dëmtime personash. Shërbimet e policisë janë dërguar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.





