Një avion i kompanisë Air Canada është përplasur me një automjet tokësor në aeroportin LaGuardia në New York, duke sjellë pezullimin e të gjitha fluturimeve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, 22 mars, rreth orës 23:37-23:38 (ora lokale në New York).
Autoriteti rregullator ka vendosur ndalim të përkohshëm për të gjitha fluturimet, ndërsa autoritetet e menaxhimit të emergjencave në New York kanë paralajmëruar për anulime dhe vonesa të mundshme.
Policia e New York-ut ka konfirmuar përplasjen, por nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit tha se ekipet e emergjencës janë nisur pas raportimeve për një incident në pistë. Ky i fundit, u raportua fillimisht nga faqja e ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24 në rrjetin X.
Priten më shumë informacione në vijim.





