Ka marrë flakë linja e tensionit të mesëm pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, duke shkaktuar panik te nxënësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Gashi”, në Laprakë.

Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.