Një shqiptare është spërkatur me benzinë dhe ka kërcënuar t’i vërë flakën vetes brenda Pallatit të Drejtësisë në La Spezia, në Liguria të Italisë.
Pas këtij akti ekstrem, avokatë dhe punonjës në vend kanë përjetuar momente tmerri në kohën kur iu shfaq gruaja e tëra e lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë duke kërcënuar se do të vetëdigjej.
Fatmirësisht, shqiptarja, e cila nuk identifikohet me emër, është ndaluar në kohë nga forcat e sigurisë.
Nga hetimet e para mësohet se ndaj shqiptares ishte vendosur një urdhër dëbimi. Mediat italiane shkruajnë se ajo ishte në kulmin e dëshpërimit dhe në një gjendje dramatike.





