Momente paniku ka pasur në ambientet e paraburgimit në stacionin e policisë në Larisa të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se një i burgosur shqiptar i vuri zjarrin dyshekut për arsye që nuk dihen ende, duke bërë që dhoma të përfshihej nga flakët.
Për fat të mirë sistemi automatik i fikjes së zjarrit ka qenë efektiv, duke evituar edhe dëmtime të personave që ndodheshin në paraburgim.





