ZELANDA E RE, 27 shkurt 2013 – Sot një burrë i quajtur Adam Strange teksa bënte not u sulmua dhe u vra nga një peshkaqen në Muriwai beach, në një plazh turistësh në Zelandën e Re.

46-vjeçari u sulmua dhe u tërhoq nën ujë rreth 200metra nga Plazhi Muriwai Auckland rreth ores 13:30 në sy të qindra turistëve në plazh.

Oficerë policie qëlluan mbi ujë në përpjekje për të shpëtuar 46 vjeçarin.

Policia u detyrua të qëllonte mbi grabitqarin për t’i marrë trupin e vdekur të viktimës.

Ky është sulmi i parë i konfirmuar në Zelandën që prej 35-vjetësh. 

Peshkatari Pio Mosie, i cili dëshmoi rreth sulmit, tha se ishte një traum.

"Gjithçka ndodhi papritur … ne pamë krahët e peshkaqenit dhe në pak minuta ai e sulmoi atë, atëherë pamë se uji ishte mbuluar me gjak."

Z. Mosie thërriti shërbimet emergjente, ndërsa një mik i i tij vrapoi për të kërkuar ndihmë.

"Ai ishte ende gjallë. Ai nnxorri kokën lart, mbi ujë. Ne e thërritëm atë për të notuar mbi shkëmb aty ku dhe ne ishim duke qëndruar. "

"Ai e ngriti dorën lart dhe pastaj, ndërsa ai notonte me shpejtësi ne pamë një sulm të tmerrshëm të peshkaqenit teksa e tërhiqte atë zvarrë në ujë.

"Ai u fundos e më pas koka e tij doli mbi ujë … atëherë kuptuam se ai tashmë kishte vdekur '

Z. Mosie tha se gjaku mbuloi ujin. Ai kurrë nuk kishte parë peshkaqenë në këtë zonë.

"Në atë moment  teksa shihja peshkaqenin që i afrohej 47 vjeçarit, isha gati të hidhesha në ujë dhe ta ndihmoja, por kisha frikë se peshkaqeni i tmerrshëm mund të më sulmonte dhe mua gjithashtu.