Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Novoselë.

Mësohet se makina që është përfshirë nga flakët është një mjet tip ‘Benz’ me targa AA063TP, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar nga djegia e mjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.