TIRANE, 11 shkurt 2013– 6 mijë pacientë në rrethin e Tiranës vuajnë nga sëmundje të sistemit qëndror nervor, dhe këto të raportuar gjatë një harku kohor 1 vjeçar. Duket se sëmundja më e përhapur është epilepsia, ku 47% e pacientëve janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Kjo sëmundje prek së tepërmi fëmijët, ndërsa shkaqet në rastin e femrave janë traumat gjatë lindjeve, tek fëmijët infeksionet e trurit, çrregullimet e shkaktuara nga temperatura e lartë, trashëgimia dhe më rrallë tumoret e trurit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se mbi 50 milionë njerëz në botë, vuajnë nga epilepsia.

Po sipas të dhënave të OBSH, më të prekur janë meshkujt në raport me femrat, por risku i këtyre të fundit janë traumat gjatë lindjes.