Lionel Mesi dhe partnerja e tij Antonela kanë përjetuar disa momente ankthi gjatë një koncerti në Ibiza.

Një person i paidentifikuar tentoi të sulmonte yllin argjentinas, por forcat e shumta të sigurisë neutralizuan rrezikun.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale shikohen momentet e panikut që përfshinë futbollistin e famshëm.

Menjëherë pas incidentit Mesi u shoqërua jashtë ambienteve të koncertit.