Sërish problem me kabllot elektrik dhe energjinë në Sarandë.

Sot në drekë, një kabëll elektrik ka shpërthyer përballë gjykatës së Sarandës.

Një ngjarje e tillë ka shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Pas rënies së zjarrit në tela në shtyllë, ato ranë përtokë.

Zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.