Angela Morgan, e njohur si Frenchy, ka prezantuar një stil të ri pantallonash. Ajo ka shëtitur në qytet pa pikën e ndrojtjes  dhe turpit, kohë më parë në Los Angeles.

E  njohur nga një “Reality Show”, mbretëresha e silikonit, ajo ka shpalosur asetet e saj  teksa ka ecur me pantallona ngjyrë rozë e të cilat kanë të vendosura dy xhepa në të pasme.

Për t’i promovuar sa më mirë, aktores franceze, “rastësisht” i kanë rënë syzet, andaj është detyruar që të përkulet, në mënyrë që t’i shihej i tërë potenciali i tyre.