Christain Panucci, trajneri i kombëtares në intervistrën e zhvilluar sot para ndeshjes me Italinë tregoi për emocionet që do ti dhurojë kjo sfidë që sipas tij është shumë e veçantë. Italiani ndër të tjera shtoi se është krenar që është trajneri i Shqipërisë dhe ndaj Italisë do të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Spanjës. I pyetur për ndeshjen e kaluar të kombëtares kundër Spanjës u shpreh:
“Si ishte Shqipëria me Spanjën? Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri, sa herë goditëm portën? Sa herë qëlloi në portën e Spanjës? E di cila është skuadra që ka qëlluar më shumë në portën e Spanjës. 14 raste dhe 4 goditje në kuadrat. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? 0. Kjo është përgjigja.”
Ndërsa kapiteni Agolli para sfidës me Italinë është shprehur se gjendja e tij fizike është përmirësuar dhe në sfidën e së hënës është gati për të startuar nga minuta e parë, ndryshe nga se ç’ndodhi ne takimin me Spanjën.





