Shumë herë është shkruar për një rikthim te Milani, por Paolo Maldini mund të bëhet së shpejti drejtues tek Paris Saint Germain. Ish legjenda kuqezi pranoi vetë se ka patur shumë herë bisedime me presidentin e parizienëve, Al-Khelaifi madje ka ndjekur edhe disa ndeshje në “Parc des Princes”, por sqaroi se ende nuk i është bërë një propozim konkret.

Sipas mediave franceze, gjithçka është e përfunduar me Maldinin që do të marr një rol drejtuesi në klub menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.