Në meshën e ditës së parë të vitit, në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Francesku apeloi për fundin e luftërave në botë.

Në një reflektim për konfliktet globale përpara 30 mijë besimtarëve të mbledhur në shesh, Papa përmendi Ukrainën, Gazën, Izraelin, Mianmarin, por edhe Republikën Demokratike të Kongos që po vuajnë nga lufta.

“Vëllezër, motra, lufta shkatërron, shkatërron gjithmonë! Lufta është gjithmonë një disfatë”.

Ati i shenjtë u bëri thirrje kombeve të krishtera që të japin shembull përmes lehtësimit të borxheve për vendet më të varfra të botës.

“I pari që fal borxhet është Zoti, siç e kërkojmë gjithmonë kur i lutemi “Ati ynë”. Dhe jubileu bën thirrje që kjo falje të përkthehet në nivel social, në mënyrë që asnjë person, asnjë familje, asnjë popull të mos shtypet nga borxhet.”

Papa u tregua i drejtpërdrejtë duke shprehur edhe një herë mospajtimin me abortin.