ITALI- Papa Benedikti XVI ka njoftuar dorëheqjen nga Papati. Mediat vendase raporrtojnë se Papa Benedikti XVI do largohet nga Papati më datë 28 shkurt.
Lajmi është konfirmuar nga Papa personalisht në latinisht gjatë Meshës për martirët e Otrantos.
Papati thekson se vendimi i Papës vjen për mungesë të forcës së tij dhe shëndetit të lig për të vijuar me tej mandatin. Vetë, Papa ka sqaruar se po ndjen peshën e rëndë të drejtimit të Papatit, ndaj për këtë arsye ka medituar gjatë largimin e tij.
Papa tha se e mori vendimin për të mirën e Kishës Katolike.
LETRA E PAPËS
Të dashur vëllezër:
Ju kam thirrur sot jo vetëm për t’ju komunikuar një vendim të rëndësishem për jetën e ishës. Pasi kam ekzaminuar ndërgjegjen time para Zotit, kam fituar bindjen se forca ime për shkak të moshës nuk është e përshtatshme për të ushtruar detyrën e rëndësishme. Jam i vetëdijshem se kjo detyre për shkak të natyrës shpirtërore duhet të mbahet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, me lutje dhe vuatje. Sidoqofte në botën e sotme, për shkak të ndryshimeve të shpejta që po ndodhin, në mënyrë që të shpallet ungjilli nevojitet forca e mendjes dhe trupit, të cilat muajt e fundit duket tek mua janë dobësuar. Më është dashur që të njoh paaftësinë time për të përmbushur këtë detyrë. Për këtë arsye me ndërgjegjie dhe liri të plotë ju bëj të ditur se jap dorëheqjen si drejtues i Vatikanit.
BENEDIKTI XVI, PAPA I 265-të
Kardinali Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) është Papa i 265-të. Ai u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 për të pasuar Papa Gjon Pali II. Papa Benedikt XVI, 78 vjeçar, ishte kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve. Udhëheqja e kishës, Konklava e Kardinalëve, e zgjodhi Papën e ri në ditën e dytë të mbledhjes së tyre në Kapelën Sistine në Vatikan dhe pas katër raundesh votimi. Në Sheshin e Shën Pjetrit mijëra vetë u mblodhën ndërsa tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine sinjalizoi zgjedhjen e Papës i shoqëruar nga rënia e kambanave të bazilikës së Shën Pjetrit.