DURRËS, 22 TETOR 2014 – Pas fitores së thellë 7-1 në Olimpico ndaj Romës, Bayerni i Mynihut mori edhe bekimin e Papa Franceskut para se të kthehej në Bavari. Në fakt ishte një takim privat i programuar para se të zhvillohej sfida. Mësohet se Kreu i Kishës Katolike është shprehur i mahnitur nga loja e të besuarve të Pepe Guardiolës, që e dominuan në cdo aspekt skuadrën e Rudi Garcias.
“Keni luajtur një ndeshje të mrekullueshme. Rezultati ishte surprizë”, mësohet t’u jetë drejtuar Papa Francesku lojtarëve të Bayernit. Gjatë këtij takimi që zgjati 15 minuta, Karl Hainz Rumennigge i dhuroi Papës një top të firmosur nga e gjithë skuadra. Më pas Manuel Neuer dhe kapiteni Filip Lahm, i dorëzuan Atit të Shenjtë një bluzë të Bayernit me mbishkrimin Francesku dhe numrin 1. Nga ana e tij, Papa i dhuroi çdo lojtari një kryq të vogël në një zinxhir.





