DURRËS, 28 tetor 2014–  "Big Bangu, i cili sot qëndron në origjinën e botës, nuk e kundërshton ndërhyrjen hyjnore të krijuesit, por kërkon atë me doemos. Evolucion në natyrë nuk është në oponencë me nocionin e krijimit, sepse evolucioni kërkon krijimin e qenieve të cilat evoluojnë”,-  u shpreh Papa Françesko në një fjalim në Akademinë Papnore të Shkencave. Qëndrimi i Papa Françeskos përafrohet me atë të Papa Piut XI, i cili mirëpriti dy teoritë shkencore, por edhe me atë të Papa Gjon Palit II që deklaroi se evolucioni ishte më shumë se një hipotezë.

"Zoti, – tha ai, (Papa Françesko) – nuk është një krijues apo magjistar, por Krijuesi i cili i dhuron ekzistencën të gjitha entiteve. Fillimi i botës nuk është vepër e kaosit që origjinën  e tij ia dedikon diçkaje tjetër, por rrjedh direkt nga një parim suprem i cili krijon nga dashuria. "Sipas Papa Françeskos, "veprimit i njeriut, kur liria e tij bëhet autonomi, kjo nuk është më liri, por autonomi, shkatërron krijimin dhe njeriu merr vendin e Krijuesit. Dhe ky është mëkat i madh kundër Perëndisë-Krijues" . "Kur, në ditën e gjashtë të tregimit të Zanafillës, vjen krijimi i njeriut, Zoti i dha një tjetër autonomi qenies njerëzore, autonominë e ndryshme nga ajo e natyrës, e cila është liria: të të emërtuar të gjitha gjërat dhe për të ecur përpara në rrjedhën e historisë. Kjo do të vazhdojë kështu  deri në fund të kohërave. "

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/