Vatikan, 14 korrik 2014 – Papa Françesku për herë të parë publikon të dhëna, te cilat tregojnë se “rreth 2%” të klerikëve të Kishës Katolike janë pedofilë. 

Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, Papa tha se abuzimi i fëmijëve e ka infektuar Kishën. Ai u zotua se fajtorët do të përballen me masat e ashpra që u takojnë.

Kreu i Vatikanit tha se vlerësimi me 2%  erdhi nga këshilltarët e kishës përkthyer në një numër rreth 8,000 priftërinj nga 414,000 klerikë në të gjithë globin. Në mesin e 2% pedofilët janë kryesisht priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.

Papa gjithashtu theksoi: “Ashtu si Jezusi, unë do të përdor një shkop kundër priftërinjve pedofil. Unë kam gjetur një gjendje të patolerueshme”.

Vitin e kaluar Papa Françesku forcoi ligjet e Vatikanit kundër abuzimit të fëmijëve dhe në fillim të Korrikut bëri takimin e parë me fëmijët që kishin rënë pre e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve, ku u kërkoi ndjesë të thellë në emër të Kishës Katolike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/