Papa Françesku ka mbajtur meshën tradicionale me rastin e Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Para 10 mijë besimtarëve që ndodheshin në shesh, Ati i Shenjtë iu drejtua mbi 1.2 miliardë besimtarëve të krishterë në botë, se njerëzimi po helmohet nga materializmi.

U bëri thirrje për një botë më të matur, më të pasur në shpirt dhe larg hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara.

“Në një shoqëri kaq shumë të dehur nga konsumimi dhe hedonizmi, ekstravaganca, pamja dhe narcizimi, kjo ditë na thërret për të vepruar me urtësi, thjeshtësi, në mënyrë të balancuar dhe të qëndrueshme.

Mes një kulture indiference që shpesh është e pamëshirshme, stili ynë i jetës duhet të jetë i devotshëm, i mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë. Në një botë e cila shumë shpesh është e pamëshirshme ndaj mëkatit por edhe tolerante ndaj tij, ne duhet të kultivojmë një ndjejnë të fortë të drejtësisë, për të dalluar dhe për të bërë vullnetin e Perëndisë.”