Papa Françesku ka lënë Vatikanin në formë private dhe ka shkuar për vizitë në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, për t’i bërë një lutje Virgjërës Mari.

Kjo ka ndodhur rreth orës 16:00, të ditës së sotme.

Më pas duke bërë një pjesë të rrugës Corso në këmbë, si në pelegrinazh, ka arritur në Kishën e San Marcellino al Corso” për t’u lutur për “fundin e pandemisë”.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Me lutjen e tij,-ka shpjeguar Bruni-, Ati i Shenjtë ka kërkuar fundin e pandemisë që ka goditur Italinë dhe Botën, shërimin e shumë të sëmurëve, ka kujtuar viktimat e shumta të këtyre ditëve, dhe kërkuar që familjarët dhe miqtë e tyre të gjejnë ngushëllim dhe përkrahje. Lutja e tij ka shkuar edhe për punonjësit e shëndetësisë, mjekëve, infermierëve, dhe për të gjithë ata që këto ditë, me punen e tyre, garantojnë funksionimin e shoqërisë”.

Papa është rikthyer në Vatikan rreth orës 17:30.

Papa Françesku gjithashtu ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku krahas saj shkruan: “Do të  shkojë gjithçka mirë”.