Papa Françesku ka mbajtur sot një meshë në Koena Domininë, në burgun e famshëm, ku vuajnë dënimin kriminelë të rrezikshëm.
Siç e ka bërë tashmë traditë, Papa Françesku u ka puthur këmbët 12 të burgosurve që kërkojnë faljen e perëndisë.
Mediet italiane raportojnë se Ati i Shenjtë u ka puthur këmbët 3 grave, një myslimani që do të pagëzohet në qershor, një argjentinasi si dhe një shqiptari.
Mes 12 të dënuarve, dy janë me burgim të përjetshëm, ndërkohë që të tjerët duhet të vuajnë dënime që pritet të përfundojnë mes viteve 2019-2073.
“Zoti do në këtë mënyrë, nga fillimi në fund. Ai jep jetën për secilin nga ne dhe e bën këtë sepse ndjen dashuri”, mësohet t’u ketë thënë Papa të burgosurve.