Papa Françesku është shprehur kundër dënimit me vdekje dhe këtë e ka thënë në parathënien e vëllimit “Një i krishterë në dënim me vdekje. Angazhimi im përkrah të dënuarve” nga Dale Racinella.
Ati i Shenjtë shkruan së dënimi me vdekje nuk është zgjidhja, por përkundrazi ushqen një ndjenjë hakmarrje dhe shndërrohet në një hel të rrezikshëm për shoqërinë tonë.
“Dënimi me vdekje nuk është në asnjë mënyrë zgjidhja e dhunës që mund të prekë njerëzit e pafajshëm. Ekzekutimet kapitale, larg sigurimit të drejtësisë, ushqejnë një ndjenjë hakmarrjeje që ajo shndërrohet në një helm i rrezikshëm në shoqëritë tona civile. Shtetet duhet të shqetësohen për t’u dhënë të burgosurve mundësinë për të ndryshuar vërtetë jetën e tyre, në vend që të investojnë para dhe burime për t’i shtypur ato, sikur të ishin qenie njerëzore që nuk meritojnë të jetojnë dhe të asgjësohen”, ka thënë Papa.