Itali, 18 prill 2014 – Një foto e veçantë qarkullon në rrjetet sociale. Papa Françesku me flamurin kuq e zi të shqiptarëve, të hedhur në supe gjatë një takimi me besimtarët e krishterë.
Lidhur me këtë fakt, ka reaguar në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili e sheh si dhuratën më të bukur për shqiptarët për Pashkët e këtij viti.
“Pranimi i flamurit tonë kombëtar, flamurit të Skënderbeut, është dhurata më e bukur qe Papa Francesku iu bën shqiptareve për Pashkët e këtij viti!”,- ka shkruar Berisha në Facebook.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





