Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, foli edhe për zhvillimet dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
“Sulmet, dhe ato që konsiderohen të synuara, si dhe vrasjet, nuk mund të jenë kurrë një zgjidhje. Nuk na ndihmojnë të ndjekim rrugën e paqes, të drejtësisë. Ato prodhojnë më shumë urrejtje dhe hakmarrje”, theksoi Françesku. “Mjaft, motra dhe vëllezër, mjaft. Mos e mbytni fjalën e Zotit, paqe, por le të jetë fryt i Tokës së Shenjtë”, shtoi ai.
Ai bëri thirrje që palët t’i rikthehen dialogut, ndërsa përsëriti apelin e tij për armëpushim në Gaza.
“Duhet gjetur guximi i nevojshëm për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një armëpushim në Gaza dhe në të gjitha frontet. Pengët duhet të lirohen, ndihma humanitare duhet t’i jepet popullatës civile”, tha Françesku.
Së fundi, ai përmendi shpërthimin që ndodhi në portin e Bejrutit katër vjet më parë. “Dhe sot populli i Libanit po vuan shumë, nuk i harroj familjet e viktimave të shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit. Drejtësia duhet të vendoset dhe e vërteta duhet të mbizotërojë”, përfundoi Papa.