Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë, është e padenjë që njerëzit të mendojnë me lakmi vetëm për bizneset e tyre.
Papa tha se nuk do të ketë paqe pa ndarjen e të mirave të përbashkëta.
“Është e padenjë që, ndërsa të gjitha të gjithë jemi të prekur nga kriza pandemike, dhe veçanërisht këtu, ku konfliktet kanë shkaktuar kaq shumë mjerim, disa të mendojnë me lakmi për bizneset e tyre. Nuk do të ketë paqe pa ndarjen e të mirave të përbashkëta dhe pa bamirësi, pa një drejtësi që siguron barazi dhe pa një promovim për të gjithë. Nuk do të ketë paqe pa popuj që u shtrijë dorën popujve të tjerë. Nuk do të ketë paqe për sa kohë që aleancat janë kundër dikujt, sepse aleancat e njërës kundër tjetrës vetëm rrisin ndarjet mes popujve. Paqja nuk kërkon fitues ose humbës, por vëllezër dhe motra, të cilët, me gjithë keqkuptimet dhe plagët e së kaluarës, kalojnë nga konflikti në unitet”, tha ai.





