Papa Françesku, nga spitali Gemelli në Romë, ku ndodhet i shtruar që prej 14 Shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë, i ka dërguar një letër gazetës Corriere della Sera.
Duke falënderuar drejtuesin e Corriere, Luciano Fontana, të cilit i drejtohej letra, Françesku vuri në dukje se në këtë momente kur përballet me probleme shëndetësore, lufta i duket edhe më absurde.
“Brishtësia njerëzore ka fuqinë të na bëjë më të kthjellët për atë që qëndron dhe çfarë kalon, çfarë sjell jetë dhe çfarë vret. Ndoshta për këtë arsye, ne shpesh priremi të mohojmë kufijtë dhe të shmangim njerëzit e brishtë dhe të plagosur: ata kanë fuqinë të vënë në dyshim drejtimin që kemi zgjedhur, si individë dhe si komunitet”, shkruan Ati i Shenjtë.
Ai ka theksuar domosdoshmërinë për të mbizotëruar paqja.
“Ndërsa lufta shkatërron vetëm komunitetet dhe mjedisin, pa ofruar zgjidhje për konfliktet, diplomacia dhe organizatat ndërkombëtare kanë nevojë për jetë dhe besueshmëri të re”, shkroi ai ndër të tjera.
Papa Francesku ka patur përmirësime në trajtimin e tij dhe Vatikani ka mohuar lajmet që Papa mund të japë dorëheqjen.