Pak orë para fillimit të Lojërave Olimpike “Rio 2016”, në adresë të aktivitetit më të madh sportiv në botë ka ardhur edhe një përshëndetje nga Vatikani. Papa Françesku ka lëshuar sot një mesazh në adresë të këtij evenimenti, duke thënë:
“Dua t’i dërgoj një përshëndetje të ngrohtë të gjithë popullit Brazilian e në veçanti qytetit të Rio de Zhaneiro, që do të mirëpresë sportistët nga e gjithë bota. Në një botë që ka etje për paqe, tolerancë dhe pajtim, uroj që Lojërat Olimpike të ofrojnë mirësinë te të gjithë pjesëmarrësit. Të gjithë të duelojnë në një betejë të pastër, duke e konsideuar medaljen jo si çmimin më të lartë. Në duhet të synojmë bashkëjetesën si fitoren tonë më të madhe, si një familje e madhe që i tregon mbarë botës se së bashku mund të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh papa Françesku.





