Papa Françesku ka anuluar udhëtimin e tij në Dubai për konferencën e OKB-së, për shkak të kushteve atmosferike atje, të cilat nuk ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij.

Në një deklaratë, Vakitkani është shprehur se vizita është anuluar me urdhër të mjekut te Papës, i cili vuan nga gripi dhe inflamacioni i mushkërive.

Françesku, i cili mbush 87 vjeç muajin e ardhshëm, zbuloi të dielën e 26 nëntorit, se kishte inflamacion të mushkërive, por tha në atë kohë se ai ende kishte në plan të shkonte në Dubai, ku do të bëhej Papa i parë që do të fliste në një konferencë të OKB-së për klimën.

Kujdesi për mjedisin ka qenë një prioritet për Françeskun dhe presidentët dhe patriarkët kanë mirëpritur udhëheqjen e tij morale për këtë çështje.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Françesku po përmirësohej nga gripi dhe inflamacioni i rrugëve të tij të frymëmarrjes.

“Mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos planifikojë udhëtimin për në Dubai për ditët në vijim. Papa Françesku e pranoi kërkesën e mjekëve me keqardhje të madhe dhe për këtë arsye udhëtimi anulohet”, shtoi ai.