Papa Françesku, i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në spitalin Gemelli në Romë.
Sipas mediave italiane, ky nuk është shtrim në spital – përndryshe do të ishte dërguar në selinë kryesore të Poliklinikës – por një sërë analizash, për të kontrolluar gjendjen e mushkërive të tij pas gripit që kaloi në ditët e fundit.
Papa, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore kohët e fundit, kishte anuluar takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të asaj që Vatikani e quajti një grip të lehtë.
Të dielën, ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit si zakonisht, për të dhënë mesazhin e tij.
“Të dashur vëllezër dhe motra, unë kam ende pak të ftohtë,” i tha Papa Françesku audiencës të mërkurën, duke njoftuar se dikush tjetër do të lexonte katekzën e tij mbi zilinë dhe kotësinë, dy nga shtatë mëkatet e Biblës.