Papa Françesku është shtruar në spital në Romë pasi do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar për të trajtuar një problem të zorrës së trashë.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se do të jepte më shumë detaje pas ndërhyrjes kirurgjikale, që do të realizohet në Spitalin Universitar Gemelli, raporton BBC.

Kjo është hera e parë që ai shtrohet në spital që nga zgjedhja e tij në 2013. Në deklaratën e tij, Vatikani tha se Papa do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar për një stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë.