Papa Françesku gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa udhëtonte nga Italia në Greqi, ka deklaruar se dy mëkatet më të mëdha të njeriut janë krenaria dhe urrejtja.
“Mëkatet e trupit, s’janë më të rëndat, por krenaria dhe urrejtja.” , tha kreu i Kishës Katolike.
Papa u pyet gjithashtu në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, pasi një revistë franceze pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie intime me një grua.
Ndërkohë, kryepeshkopët dhe anëtarët më të lartë të Kishës Katolike ndjekin beqarinë klerikale, që do të thotë se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale dhe nuk tundohen nga seksi.
“Ne të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet shtohen e shtohen dhe i dëmtojnë emrin e mirë dikujt, ai nuk mund të qeverisë”, tha Papa.





